Telenews

Aksident me fatalitet në Junik, humb jetën drejtuesi i katërrotëshit

Një person ka humbur jetën të shtunën pasdite si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Jasiq të Junikut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:40, ndërsa në të ishte përfshirë një katërçikletë.

Sipas Rugovës, vozitësi i katërçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë, gjithashtu edhe prokurori i shtetit”, ka thënë Rugova.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Të ngajshme

Policia konfiskon dronët e mediave gjatë marshit në Prishtinë

Yllka Gashi

Musliu: Marshi ishte ashtu siç e meriton liria, sot në emër të qytetarëve krerët e UÇK’së u shpallën të pafajshëm

Yllka Gashi

Lladrovci nga Marshi për Liri: Ju presim të pafajshëm çlirimtarë!

Yllka Gashi