Telenews

Vendlindja e Veselit: Flamuj mirëseardhjeje për kthimin e Lulit

Flamujt i vendosën në kulme, e rrugës thirrjen: “Mirë se vini, çlirimtarë!”

Nga Broboniqi i Kadri Veselit, mirëseardhje iu bë edhe të tjerëve.

Bile, udhëve të këtij fshati të Mitrovicës, emblemat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i lëvizte era qetësisht, njëjtë si hapat që s’qenë të shumtë nëpër katund.

Mitrovicasit, që imazhin e bashkëfshatarit e kishin vendosur në krye, po thonë se është koha të kthehet fizikisht në vendlindje dhe se as Kosova s’është e njëjtë pa të.Teksa theksojnë se ish-kryeparlamentari, dëshirën për një Kosovë të pavarur e pati të kamotshme.

Për krejt kontributin e Veselit, fqinjët i janë shumë mirënjohës, andaj edhe po presin që ai të lirohet të mërkurën

Të ngajshme

“Turp historik”, Muharremi kritikon mungesën e krerëve të institucioneve në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Pse burrat jetojnë më pak se gratë?

Yllka Gashi

Djali i Thaçit: Të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët

Yllka Gashi