Telenews

Rreth 1.000 pacientë me sulm në tru trajtohen çdo vit në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ju njofton se duke marrë parasysh rëndësinë e trajtimit të shpejtë dhe të koordinuar të pacientëve me sulm në tru (Stroke), është duke ndërmarrë hapa konkretë për forcimin dhe funksionalizimin e plotë të shërbimeve për trajtimin e rasteve akute.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), menaxhimi i pacientëve me sulm në tru përfshin në mënyrë të koordinuar Klinikën Emergjente, Klinikën e Neurologjisë dhe Klinikën e Radiologjisë, varësisht nga gjendja e pacientit dhe nevoja për trajtim.

Trajtimi me trombolizë intravenoze, përmes medikamentit Alteplase, në Klinikën e Neurologjisë ofrohet 24 orë në ditë që nga viti 2022. Gjatë vitit të kaluar, me trombolizë intravenoze janë trajtuar 59 pacientë, ndërsa gjatë vitit 2026, deri tani, janë trajtuar 57 pacientë me insult iskemik akut.

“Në Klinikën e Neurologjisë trajtohen rreth 1.000 pacientë me sulm në tru (Stroke) në vit, që përbën rreth 50% të hospitalizimeve në këtë klinikë. Kjo e bën sulmin në tru (Stroke-un) ndër patologjitë më të shpeshta që trajtohen në neurologji”, thuhet në njoftimin e Qendres Klinike dhe Universitare të Kosvës (QKUK)

Sa i përket trombektomisë mekanike, gjatë vitit 2025 në Klinikën e Radiologjisë janë kryer 15 procedura të tilla. Sipas evidencës së Klinikës së Radiologjisë, nuk ka raste të referuara nga kjo klinikë për trajtim të trombektomisë mekanike jashtë institucioneve publike.

Gjatë vitit 2026, procedura e trombektomisë mekanike nuk ka qenë funksionale për shkak të mungesës së materialit të nevojshëm për kryerjen e saj.

Gjithashtu, në Klinikën e Radiologjisë nuk disponohet një evidencë e plotë e rasteve të pacientëve me nevojë për trombektomi mekanike, pasi këto raste paraqiten në mënyrë akute dhe menaxhimi i tyre përfshin fillimisht Klinikën Emergjente dhe Klinikën e Neurologjisë.

Në njoftim po ashtu thuhet se menaxhmenti i Klinikës së Radiologjisë, në bashkëpunim me drejtorinë e QKUK-së, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar e Kosovës (SHSKUK) dhe ministrinë e Shëndetësisë, është duke hartuar dhe zhvilluar një plan të integruar për trajtim dhe menaxhim të pacientëve me insult cerebral, sulm në tru (Stroke). Planifikohet që ky organizim të funksionalizohet gjatë muajit nëntor 2026, me përfshirjen e masave të nevojshme lidhur me organizimin e stafit, sigurimin e materialit dhe pajisjeve të nevojshme, si dhe procedurat dhe masat e tjera përcjellëse.

Megjithatë, procesi i organizimit dhe funksionalizimit të këtyre shërbimeve është duke u zhvilluar në bashkëpunim me institucionet përkatëse.

Të ngajshme

Granit Xhaka: Sunderlandi e meriton të jetë këtu, Europa League është një tjetër sfidë

Yllka Gashi

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Belgjikë, arrestohet “Gjenerali” i akuzuar si vrasësi i Naim Zyberit

Yllka Gashi

Nga sot flamuri i UÇK-së do të valoi nëpër të gjitha xhamitë në Kosovë

Yllka Gashi