Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) do të mbajë nesër mbledhje të Këshillit Drejtues dhe strukturave të saj, pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Mbledhja do të mbahet në selinë qendrore të organizatës dhe nis në ora 12:00.
Sipas njoftimit të OVL-UÇK-së, në takim do të shqyrtohet situata e krijuar pas vendimit të Gjykatës Speciale.
Pas mbledhjes, në ora 13:30, OVL-UÇK ka paralajmëruar edhe një konferencë për media.
Në këtë konferencë, organizata pritet të bëjë të ditur qëndrimin e saj dhe veprimet e mëtejshme lidhur me zhvillimet e fundit.
Deri tani, OVL-UÇK nuk ka dhënë detaje se çfarë qëndrimi do të mbajë apo cilat veprime mund të ndërmarrë.

