Telenews

Ekskluzive | U raportua e zhdukur, dy ditë më pas paraqitet me 22-vjeçarin: 15-vjeçarja rrëfen prekjet, rasti iniciohet për dhunim

Një rast shumë i rëndë është hapur në Prizren, pasi një 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familja, është paraqitur dy ditë më vonë së bashku me një 22-vjeçar, ndërsa pas intervistimit të saj është iniciuar rast për veprën penale “Dhunim”.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se gjithçka ka nisur më 14 shtator, rreth orës 19:00, kur në Stacionin Policor në Prizren është paraqitur nëna e të miturës dhe ka raportuar se vajza e saj ishte larguar nga shtëpia po atë ditë, rreth orës 09:30.

Familjarët kishin kërkuar për të në disa lokacione, por nuk kishin arritur ta gjenin dhe as të kontaktonin me të.

Rasti fillimisht ishte iniciuar si “Person i zhdukur”, ndërsa në hetim ishin përfshirë edhe hetuesit rajonalë.

Por më 16 shtator, rreth orës 19:00, ngjarja ka marrë një kthesë krejt tjetër.

Në Stacionin Policor në Prizren është paraqitur i dyshuari, Artist Skeraj, 22-vjeçar, së bashku me të miturën.

Me vajzën është bashkëbiseduar në praninë e nënës së saj dhe një punëtori social.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, 15-vjeçarja ka deklaruar se gjatë kohës sa kishte qenë me të dyshuarin, ai e kishte puthur dhe prekur në pjesë të ndryshme të trupit.

Ndërkohë, Skeraj është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës.

Ai ka pranuar se për dy ditë kishte qëndruar me të miturën në një shtëpi të familjarëve të tij.

Për rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

E mitura është dërguar përkohësisht në strehimore, ndërsa më pas do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim.

Në konsultim me Prokuroren kujdestare, rasti është iniciuar për veprën penale “Dhunim”.

Hetimet do të vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.

Për shkak se viktima është e mitur, Sinjali nuk do të publikojë asnjë të dhënë që mund të çojë në identifikimin e saj.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

“A jemi në protestë apo në garë për Instagram?” – reagimi i protestueses

Yllka Gashi

Thellohet bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Shqipëri, FSK zhvillon qitje me mortaja

Yllka Gashi

Afatet e paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e Ilir Metës

Yllka Gashi