Telenews

Mërgata dërgoi 692 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve të parë të sivjtëm

Dërgesat e mërgimtarëve në Kosovë kanë shënuar rritje prej 5.7%  gjatë periudhës janar –qershor 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas Odës Ekonomike të Kosovës e cila u është referuar të dhënave të Bankës Qendrore për gjashtë mujorin e parë të vitit 2026 mërgata ka dërguar 692 milionë euro.

Gjatë periudhës 2008–2025, remitencat në Kosovë arritën në 15.2 miliardë euro.

Gjermania mbetet burimi kryesor me 38.2%, e ndjekur nga Zvicra me 20.4% dhe HBA-ja me 6.4%.

Sipas OEK-ut, remitencat vazhdojnë të kenë peshë të rëndësishme në ekonominë e Kosovës, duke përfaqësuar rreth 12–14% të BPV-së gjatë dekadës së fundit.

Të ngajshme

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi

Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

Yllka Gashi