Përzgjedhësi i Republikës së Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka bërë një ndryshim në skuadër para ndeshjeve të radhës në UEFA Nations League.
Mesfushori i St. Mirren, Killian Phillips, është ftuar në përfaqësuesen e Irlandës për katër ndeshjet e ardhshme, pas tërheqjes nga grumbullimi të Jamie McGrath dhe Harvey Vale për shkak të lëndimeve të pësuara gjatë ndeshjeve me klubet e tyre në fundjavë.
Phillips pritet t’i bashkohet sot ekipit në Dublin, ndërsa Irlanda më pas do të udhëtojë drejt Prishtinës, ku të enjten, më 24 shtator, do të përballet me Kosovën.
Pas sfidës në Kosovë, irlandezët do të udhëtojnë drejt Debrecenit të Hungarisë, ku do të përballen me Izraelin. Më pas, skuadra do të rikthehet në Dublin për ndeshjen ndaj Austrisë në stadiumin “Aviva”.

