Telenews

Hamza fton qytetarët në protestën e 1 Tetorit kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shpërndarë një video me të cilën u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë, kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“1 TETOR | 16:00 | SHESHI ‘SKËNDERBEU’, PRISHTINË. Bashkohu edhe ti! Le të bashkohemi kundër padrejtësisë!”, ka shkruar Hamza krahas videos.

Protesta është paralajmëruar si një tubim masiv kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Të ngajshme

Të shtëna me armë zjarri në Veternik, tre persona të plagosur nga arma, një tjetër nga thika

Rrezarta Ramaj

Klubet angleze kërkojnë kompensim nga City

Yllka Gashi

Mban emrin e gjyshit, Vesel Demaku luan për Kosovën ndaj Austrisë ku u lind

Yllka Gashi