Telenews

Kurti pezullon nga puna një zyrtar, pronën publike e këmbeu me pronë private

Kryeministri Albin Kurti ka pezulluar nga puna drejtorin e Përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Hysen Muzliukaj.

Sipas vendimit të publikuar në Gazetën Zyrtare, ky hap vjen pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij për kryerje të veprës penale gjatë ushtrimit të funksioneve të tij zyrtare.

Pezullimi i Muzliukajt, i cili këtë pozitë e ushtronte që nga emërimi i 1 gushtit të vitit 2025, do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të procedurës penale. Gjatë kësaj periudhe, ai do të përfitojë 50 për qind të pagës së tij të plotë.

Muzliukaj, i njohur si ish-këshilltar politik i ish-ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, dhe ish-drejtor komunal në Mitrovicë gjatë mandatit të Agim Bahtirit, ishte arrestuar në korrik të vitit 2023 nga Prokuroria Speciale, së bashku me ish-nënkryetarin e Mitrovicës, Faruk Mujkën.

Në atë kohë, Prokuroria kishte njoftuar se ndaj Muzliukajt ishte lëshuar urdhër për bastisjen e banesës, ndërsa ai u lirua një ditë pas arrestimit për t’u mbrojtur në liri.

Sipas aktakuzës, Muzliukaj, në cilësinë e ish-drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private.

Të ngajshme

Tubimi me shqiptarë në New York, Rama përsëri përmend Thaçin: Ishim bashkë këtu, një dekadë pas kanë ndodhur shumë gjëra

Yllka Gashi

Haziri në natën e 11-të të protestës: Populli e ka bërë pjesën e vet, tash është radha e institucioneve

Yllka Gashi

Erdogan: Kriminelët e luftës e kanë vendin në gjykatë, jo në OKB

Yllka Gashi