Telenews

Tym i zi nga termocentralet në Obiliq, Kica-Xhelili: Kemi helm mjaftueshëm

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka publikuar në Facebook pamje ku shihet tym i zi duke dalë nga termocentralet në Obiliq.

Krahas pamjeve, ajo ka shkruar se Kosovës nuk i duhen gazi dhe termocentralet e reja, pasi, sipas saj, “kemi helm mjaftueshëm”.

Postimi i plotë:

Mirëmengjesi Kosovë!

Nuk na duhet gazi, as termocentralet e reja, sepse kemi helm mjaftueshem.

Nuk na duhet as bashkëpunimi, as kompromisi për president, sepse kemi ego mjaftueshëm.

Nuk na duhet as shëndeti besa, edhe ashtu është luks.

Mjaftohuni me fjalë “miradije” e thurje patriotizmi, se ndoshta mjafton shërimi i shpirtit.

*Falini! Se janë pak të zënë duke mbajtur inate politike, e s’po kanë kohë për luftimin e HELMIT tënd.

Të ngajshme

Kuvendi shpall masa emergjente për energjinë, do të jenë në fuqi për 60 ditë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Graçanicë

Rrezarta Ramaj

​Era e fuqishme shkaktoi dëme në Prizren dhe Krushë të Madhe

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…