Telenews

Behrami: Pas Deklaratës, tani urgjent të ndryshohet Ligji për Specialen

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami ka kërkuar që urgjentisht të miratohet ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se pas votimit të Deklaratës kundër vendimit të Speciales, Qeveria duhet të sjellë urgjentisht ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale është prova e unitetit të vërtetë. Miratimi i deklaratës me unanimitet të partive shqiptare dhe jo-serbe për krerët e UÇK-së është e rëndësishme! Por, tani urgjentisht, Qeveria e Kosovës duhet të sjellë ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Vetëm këto ndryshime mund ta rivendosin drejtësinë në Hagë.”, ka thënë ai.

Të ngajshme

“Vonesa në punë”, menaxhmenti i Trepçës vazhdon t’i largojë punëtorët nga ndërmarrja

Yllka Gashi

IKShPK: 180 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve ishin të pavaksinuar

Yllka Gashi

9 personat që u kapën dje në veri dalin para gjykatës

Yllka Gashi