Telenews

Tahiri: Kanë mbetur edhe tetë ditë, nuk po shoh proces serioz politik për për çështjen e presidentit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar mungesën e një procesi serioz politik për zgjidhjen e situatës në vend, duke thënë se kanë mbetur edhe tetë ditë deri te afati për zgjedhjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.

Ai është shprehur kritik ndaj asaj që e cilësoi si “injorim” të problemeve reale me të cilat përballet Kosova, duke thënë se vendi ndodhet para një afati të rëndësishëm dhe se duhet reflektim politik.

“Po e shoh që ka një injorim të një situate shumë reale. Më 6 tetor, ne ose shkojmë në zgjedhje ose vazhdojmë me rrugëtimin shtetëror edhe me këtë zotim, por edhe zotime të tjera. A kuptoni që është totalisht e pakuptueshme, e papranueshme që ne mos të flasim për problemet reale që janë në Kosovë. Na ka hyrë debati kush është më patriot e kush spiun, kush është i majtë e kush i djathtë, kush po bën më shumë e nganjëherë kush po qan më shumë, kush po qet lot të krokodilit. Kosova ka nevojë për seriozitet, për reflektim për shkak se kanë mbetur edhe tetë ditë deri te një vendim. Nuk shoh proces serioz, nuk shoh reflektim të situatës, shoh vazhdimësi të një situate e cila po na përsëritet”, tha ai.

Të ngajshme

Kurti flet për vizitën e Jakup Krasniqit: Situatë e rëndë, është jashtëzakonisht e dhimbshme

Rrezarta Ramaj

Al-Ittihad po përgatit një ofertë të re për Zhegrovën

Rrezarta Ramaj

Hamza për vizitën e Krasniqit: Është dashur të ishte në shtëpi pranë bashkëshortes, e jo në burg

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…