Telenews

“Ushtar i disiplinuar dhe trim”: Vdes Valdet Selimaj, ish-bashkëluftëtari i Ramush Haradinajt –

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së ish-bashkëluftëtarit të tij, Valdet Selimaj.

Haradinaj e ka kujtuar Selimajn si një luftëtar të dalluar nga Peja, duke veçuar disiplinën dhe trimërinë e tij gjatë luftës.

Ai ka thënë se do t’i ruajë kujtimet më të mira për Selimajn, nga momenti kur iu bashkua radhëve të UÇK-së e deri në çlirimin e Kosovës.

Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Selimajt, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.

“Do t’i ruaj kujtimet më të mira për të, si një ushtar i disiplinuar dhe trim, që nga dita kur e mori pushkën e deri në çlirim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në fund, ai e ka falënderuar Selimajn për kontributin e tij.

“Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut. U prehsh në paqe, Valdet!”

Të ngajshme

Aurora Rrusta i jep fund beqarisë – publikohen pamje nga kanagjegji

Rrezarta Ramaj

Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me flamurin e UÇK-së –

KushtrimGuraj

Rama publikon pamje nga protesta: Edhe sot bashkë për drejtësi –

KushtrimGuraj