Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë janë solidarizuar në përkrahje të marshit të organizuar si protestë gjithëpopullore në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook është dhënë një mesazh i fortë: “Ligjëratat sot mbahen në shesh”.
“Shihemi në Protestën historike për UÇK dhe liderët historikë”, shkruhet në postim.


