Telenews

Vesa Smolica i del në mbështetje gruas së Adi Hilës: Nuk i kam harruar të mirat që më ke bërë

Këngëtarja Vesa Smolica i ka kushtuar një shkrim Klaudia Hilës, bashkëshortes së kompozitorit Adrian Hila, pas publikimit të videove intime që kanë qarkulluar së fundmi.

Smolica ka rrëfyer se në moshën 14-vjeçare kishte qëndruar për katër muaj në shtëpinë e familjes Hila, gjatë kohës kur ishte pjesë e spektaklit “Këngët e Shekullit”.

“Prandaj sot, kur po shoh gjithë këtë që po ndodh, nuk mund të mos flas për gruan që unë kam njohur vetë. Klaudia, unë nuk i kam harruar të mirat që më ke bërë”, ka shkruar Smolica.

Ajo ka shprehur mbështetje edhe për vajzat e familjes Hila, duke thënë se ato nuk duhet të mbajnë mbi vete peshën apo gjykimin për veprimet e dikujt tjetër.

Të ngajshme

Pas shkarkimit, KPK e emëron Dren Pacën në vend të Blerim Isufajt

Rrezarta Ramaj

KPK shkarkon kryeprokurorin e Speciales, Blerim Isufaj

Rrezarta Ramaj

Hamza mbërrin në Qeveri, pritet takimi me Kurtin

Rrezarta Ramaj