Telenews

“Marrëveshja ka qenë, do të zbulohet shumë shpejt”, çka po paralajmëron Agim Bahtiri

Deputeti Agim Bahtiri ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ndërsa për Indeksonline ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ligjin për Dhomat e Specializuara, nëse paraprakisht zgjidhet presidenti i vendit.

Bahtiri ka thënë se qëndrimi i tyre ka qenë që në mes të dy leximeve të ligjit të bëhet edhe zgjedhja e presidentit.

“Ne çdo herë kemi qenë pro asaj që është e mirë për këtë vend. Ky vend dëshiron të ketë president, të ketë institucione dhe të punojmë në interes të gjithë qytetarëve. Marrëveshja ka qenë që mes dy leximeve të ligjit të bëhet zgjedhja e presidentit. Këtu çalon puna. Jemi të gatshëm, them me plotë përgjegjësi dhe garancion 100 për qind, se nëse zgjidhet presidenti, do ta kemi edhe votimin e ligjit”, ka deklaruar Bahtiri.

I pyetur për emrin e presidentit, Bahtiri tha se janë në kontakt dhe se marrëveshja pritet të bëhet publike së shpejti.

“Ne jemi në kontakt, të bisedojmë dhe marrëveshja ka qenë, do të zbulohet shumë shpejt”, tha ai.

Të ngajshme

Përvoja e klientit në Kosovë: mes teknologjisë, AI-së dhe kontaktit njerëzor

Rrezarta Ramaj

Anisa “pushton” Dubain, shfaqet mahnitëse në fustanin e zi

Rrezarta Ramaj

TETORI NË GRAND BLUE FAFA – QETËSI, RELAKS DHE MOMENTE TË BUKURA PRANË DETIT!

Rrezarta Ramaj