Telenews

Osmani në 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë: Asnjë mur nuk mund ta mposhtë vullnetin e një populli

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në shënimin e 36-vjetorit të bashkimit të Gjermanisë, me ftesë të ambasadorit gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph.

Përmes një postimi, Osmani ka theksuar se bashkimi i Gjermanisë është dëshmi historike se asnjë mur nuk mund ta mposhtë përgjithmonë vullnetin e një populli për të jetuar të bashkuar në liri.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, me ftesë të ambasadorit gjerman, Rainer Rudolph, shënuam 36 vjet nga bashkimi i Gjermanisë, si dëshmi historike se asnjë mur nuk mund ta mposhtë përgjithmonë vullnetin e një populli për të jetuar të bashkuar në liri.

Rënia e mureve dhe bashkimi i dy Gjermanive dëshmuan se liria, demokracia dhe vendosmëria e qytetarëve mund të kapërcejnë edhe ndarjet më të thella.

Momente të tilla na rikujtojnë se bashkimi nuk është vetëm një akt politik, por mbi të gjitha një fitore e dinjitetit njerëzor, e shpresës dhe e së drejtës së popujve për të përcaktuar të ardhmen e tyre.

Të ngajshme

Detaje të reja rreth vrasjes në Gjilan/ Burri dyshohet se vrau gruan, mikun dhe plagosi tre të tjerë

Rrezarta Ramaj

Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për transportimin e mbi 6 kilogramëve marihuanë

Rrezarta Ramaj

9 lidhje të paautorizuara të ujit evidentohen në Prizren, Suharekë dhe Malishevë

Rrezarta Ramaj