Telenews

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur të premten në takim Christoph Israng, drejtor i Departamentit për Evropën në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, i shoqëruar nga ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph.

Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e mbrojtjes, përfshirë trajnimet dhe ushtrimet e përbashkëta, shkollimin, blerjen e pajisjeve ushtarake dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

Sipas Maqedoncit, një pjesë e diskutimeve iu kushtua edhe zhvillimeve aktuale të sigurisë në rajon, si dhe kontributit të Kosovës për ruajtjen e sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Gjatë takimit, Israng ka shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe kontributin aktiv të Kosovës në çështjet e sigurisë evropiane dhe globale. Ai gjithashtu ka konfirmuar përkushtimin e Gjermanisë për integrimin e Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Ministri Maqedonci ka vlerësuar se bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e mbrojtjes është në nivelin më të lartë të arritur deri më tani.

“Gjermania mbetet partner strategjik i Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, ka deklaruar Maqedonci.

Në fund, ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe përkushtimin për thellimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Të ngajshme

Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për transportimin e mbi 6 kilogramëve marihuanë

Rrezarta Ramaj

9 lidhje të paautorizuara të ujit evidentohen në Prizren, Suharekë dhe Malishevë

Rrezarta Ramaj

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Rrezarta Ramaj