Telenews

Osmani në 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë: Asnjë mur nuk mund ta mposhtë vullnetin e një populli

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në shënimin e 36-vjetorit të bashkimit të Gjermanisë, me ftesë të ambasadorit gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph.

Përmes një postimi, Osmani ka theksuar se bashkimi i Gjermanisë është dëshmi historike se asnjë mur nuk mund ta mposhtë përgjithmonë vullnetin e një populli për të jetuar të bashkuar në liri.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, me ftesë të ambasadorit gjerman, Rainer Rudolph, shënuam 36 vjet nga bashkimi i Gjermanisë, si dëshmi historike se asnjë mur nuk mund ta mposhtë përgjithmonë vullnetin e një populli për të jetuar të bashkuar në liri.

Rënia e mureve dhe bashkimi i dy Gjermanive dëshmuan se liria, demokracia dhe vendosmëria e qytetarëve mund të kapërcejnë edhe ndarjet më të thella.

Momente të tilla na rikujtojnë se bashkimi nuk është vetëm një akt politik, por mbi të gjitha një fitore e dinjitetit njerëzor, e shpresës dhe e së drejtës së popujve për të përcaktuar të ardhmen e tyre.

Të ngajshme

Kërcënime ndaj institucioneve në Shqipëri: Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë

Rrezarta Ramaj

Prokurori Kodraliu: Provat e grumbulluara do ta vërtetojnë se Shabani e Qerimi i shërbyen BIA-s

Rrezarta Ramaj

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Rrezarta Ramaj