Telenews

Duka dhe Ademi të pranishëm në takimin e UEFA-së në Berlin

Gjatë ditës së sotme është mbajtur takimi i UEFA Top Executive Programme në Berlin të Gjermanisë.

Takim që ka në fokus të ardhmen e futbollit evropian, ku ishin të pranishëm 55 anëtaret e UEFA-së.

Aty ishin edhe krerët e federatave tona si Agim Ademi dhe Armand Duka, në të cilën mbështetën kandidaturën e Çeferinit për një tjetër mandat.

“Në Berlin, në takimin e UEFA Top Executive Programme (TEP), ku në fokus ishte e ardhmja e futbollit evropian. Një mesazh i fortë uniteti nga 55 federatat anëtare të UEFA-s, që mbështetën unanimisht Aleksander Čeferin për një mandat të fundit si President i UEFA-s, kërkesë që ai e pranoi. Bashkë për një futboll evropian më të fortë”, shkroi Duka në faqen e tij.

Të ngajshme

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Rrezarta Ramaj

Dua Lipa reklamon produktin e saj të ri në New York

Rrezarta Ramaj

Osmani në 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë: Asnjë mur nuk mund ta mposhtë vullnetin e një populli

Rrezarta Ramaj