Telenews

Detaje të reja rreth vrasjes në Gjilan/ Burri dyshohet se vrau gruan, mikun dhe plagosi tre të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtës në fshatin Livoq të Gjilanit, ku një person dyshohet se ka vrarë gruan, mikun dhe ka plagosur tre persona të tjerë, bëjnë të ditur burime të IndeksOnline.

Sipas informacioneve fillestare, viktima dyshohet se është nga familja Bogujevci, nga fshati Livoq, ndërsa dorasi nga familja Ramushi nga Llashtica.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas problemeve familjare dhe pas kërkesës për divorc, mirëpo këto informacione ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

IndeksOnline ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se do të deklarohet lidhur me rastin.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.

Të ngajshme

Presidentja Shiroka Pula takohet me komandantin e FSK-së, në fokus zhvillimet e sigurisë –

KushtrimGuraj

E rëndë: Shtatë gra u vranë në Kosovë nga janari deri në tetor – rastet që tronditën vendin –

KushtrimGuraj

Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për transportimin e mbi 6 kilogramëve marihuanë

Rrezarta Ramaj