Telenews

99-vjeçarja thyen rekordin botëror, realizon aventurën mbi krahun e avionit

Një grua 99-vjeçare ka hyrë në histori duke u bërë personi më i moshuar në botë që realizon një fluturim e lidhur mbi krahun e një avioni të vogël.

Helga Duffy, e cila së shpejti mbush 100 vjeç, e përjetoi këtë aventurë të veçantë në aeroportin RFC Rendcomb, në Cirencester të Gloucestershire, në Angli.

Ideja për ta provuar këtë sfidë i lindi pasi pa në lajme rekordin e mëparshëm, të vendosur nga 97-vjeçarja Betty Bromage. E nxitur edhe nga stafi i shtëpisë së kujdesit në Devizes, Wiltshire, Helga vendosi të mos e linte këtë mundësi t’i ikte, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Ajo e theu rekordin vetëm tre muaj pasi ishte vendosur rekordi i mëparshëm. Në përfundim të aventurës, përfaqësuesit e Guinness World Records i dorëzuan një certifikatë në aeroport.

Përveç rekordit, Helga arriti të mbledhë më shumë se 1,600 paund për organizatën bamirëse Wiltshire and Bath Air Ambulance, e cila ofron shërbime të emergjencës mjekësore ajrore.

Ajo tha se përvoja nuk ishte aspak e frikshme, por një ndjesi krejtësisht e ndryshme nga çdo gjë që kishte provuar më parë.

“ Mendova se kjo ishte mundësia ime e fundit për të bërë diçka ndryshe. Njëra nga përgjegjëset e turnit të natës ma sugjeroi këtë aventurë. Nuk e kisha idenë se për çfarë bëhej fjalë”, rrëfeu Helga.

Përpjekja e saj e parë ishte anuluar disa javë më parë për shkak të problemeve teknike me avionin, por kjo nuk e ndali nga realizimi i ëndrrës.

“Ndjesia ishte krejtësisht ndryshe nga çdo gjë që kisha përjetuar më parë. I thashë vetes: ‘Hajde, vazhdo tani!’”, tregoi ajo.

Në prag të 100-vjetorit të lindjes, Helga dëshmoi se mosha nuk është domosdoshmërisht pengesë për të provuar përvoja të reja dhe për të sfiduar kufijtë personalë.

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Rrezarta Ramaj