Telenews

Presidenti i Malit të Zi viziton sot Kosovën, Policia paralajmëron bllokime të përkohshme të rrugëve

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, do të qëndrojë sot, më 19 tetor 2026, për vizitë zyrtare në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vizitës do të ndërmerren masa të shtuara të sigurisë dhe do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore.

Sipas njoftimit, kufizimet do të përfshijnë rrugët përgjatë itinerarit të eskortës presidenciale, nga pika kufitare Kullë drejt Pejës, si dhe rrugët ku do të zhvillohen aktivitetet zyrtare në rajonin e Pejës.

Ndërprerjet e trafikut do të jenë të shkurtra, ndërsa sipas nevojës automjetet do të orientohen në rrugë alternative.

Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik gjatë zbatimit të këtyre masave të sigurisë.

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Rrezarta Ramaj