Telenews

Mbrojtja e Kadri Veselit largon dy avokate para ballafaqimit në Apel, Dixon thotë se kjo s’prek interesat e klientit të tij

Dy bashkëavokate, Annie O’Reilly dhe Kerrie Ann Rowan, nuk do të jenë më pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit, në Dhomat e Specializuara në Hagë, tashmë kur pritet të nisin procedurat e Apelit, shkruan Gazeta Express.

Sipas një njoftimi të Zyrës së Regjistrit, avokati kryesor i Veselit, Rodney Dixon, më 13 tetor ka vendosur t’ua ndërpresë menjëherë kontratat dy bashkëavokateve.

Një ditë më vonë, më 14 tetor, Regjistri konfirmoi përfundimin e angazhimit të tyre në ekipin mbrojtës.

Në letrën drejtuar Zyrës së Mbrojtjes, Dixon ka bërë të ditur se largimi i dy bashkëavokateve nuk do të ndikojë negativisht në interesat e Kadri Veselit dhe as në kohëzgjatjen e procesit gjyqësor.

Njoftimi është dorëzuar në Panelin e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj