Telenews

Komisioni miraton propozimet për Byronë me 6 vota për, rrëzohet amendamenti i Grudës

Me gjashtë vota për dhe tri kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka miratuar propozimet e grupit punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, raporton Ekonomia Online.

Komisioni nuk e ka miratuar amendamentin e propozuar nga deputeti i PDK-së, Përparim Gruda.

Me këtë votim, komisioni ka miratuar propozimet e grupit punues lidhur me projektligjin, i cili synon krijimin e mekanizmit për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj