Telenews

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 9 objekte ndërtimi në Prishtinë dhe Ferizaj

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë masa për ndalimin e përkohshëm të punimeve në nëntë objekte ndërtimi, tetë prej tyre në Rajonin e Prishtinës dhe një në Ferizaj.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë kontrolleve në terren janë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Për shkak të këtyre shkeljeve, inspektorët kanë vendosur ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punëtorët.

Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë kërkesat ligjore për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.

Sipas këtij institucioni, respektimi i këtyre masave është i domosdoshëm për parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj