Telenews

HARADINAJ GODET POZITËN: VV-JA PO I MBRON INTERESAT E STANISHIQT DHE RANKOVIQIT

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se nuk ka asgjë personale me emrin e përveçëm të Martin Berishajt, të përfshirë në një skandal mediatik në Slloveni.
Mirëpo, ish-kryeministri tha se ky skandal dëshmon se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë gjithmonë kundër investimeve në energji.

“Nuk e kemi hallin te emri Martin Berishaj por e kemi hallin te partia politike e cila ka qenë kundër investimeve në energji. E kundërshtuan edhe gazsjellësin e presidentit të ShBA-ve”, ka thënë Haradinaj.
Ish-kryeministri Haradinaj, në fjalën e tij tutje ka akuzuar Vetëvendosjen se po mbron interesat e dy personaliteteve famëkeqe serbe, Aleksander Rankoviqit e Jovica Stanishiqit.
“Po del që Vetëvendosje mbron interesat e kompanisë ose të njerëzve të Stanishiqit e Rankoviçit”, ka thënë ai.

Nisma e opozitës për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë nuk u përkrah nga partia në pushtet LVV-ja.
LVV e ndryshoi nismën e opozitës duke kërkuar hetim që nga viti 2006 e jo vetëm për menagjimin e krizës energjetike nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.
Kuvendi i Kosovës është duke zhvilluar seancë plenare. Në rend dite është propozimi i 40 deputetëve të Vetëvendosjes për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Të ngajshme

Pishina e Gërmisë hapet pa u mbushur me ujë, incident që në ditën e parë

Valjeta Turkaj

Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate, njëra ndër arsyet edhe mos regjistrimi i bizneseve

Valjeta Turkaj

30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, Rutte: Kurrë nuk do t’i harrojmë tmerret e atyre ditëve

Valjeta Turkaj