Telenews

Haxhiu dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut diskutojnë për rrugën euroatlantike të dy vendeve

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu është takuar me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se me Siljanovska-Davkova zhvilluan një bisedë të frytshme për bashkëpunimin ndërmjet dy Republikave.

“Biseduam për marrëdhëniet e mira fqinjësore, që mbështeten në respektin e ndërsjellë. Lidhjet e gjalla dhe të çmueshme ndërmjet qytetarëve tanë janë pasuria më e madhe e këtyre marrëdhënieve. Diskutuam gjithashtu për sigurinë në rajon dhe për rrugën euroatlantike të dy vendeve. Kosova e përkrah përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe e vlerëson mbështetjen e saj për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Haxhiu.

Të ngajshme

“Jepni dorëheqje”, protestuesit kërkojnë llogaridhënie para Ministrisë së Drejtësisë

Rrezarta Ramaj

Lajm i mirë nga Roma, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin

Rrezarta Ramaj

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Rrezarta Ramaj