Telenews

Shembet pllaka e betonit në një vendpunishte në Prizren, lëndohen disa punëtorë

Të paktën gjashtë punëtorë kanë pësuar lëndime si pasojë e shembjes së një pllake betoni në një vendpunishte në lagjen Dardania të Prizrenit.

Rasti ka ndodhur sot, ndërsa Policia është njoftuar rreth orës 12:30 nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, ku ishin paraqitur disa persona të lënduar në vendin e punës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për Ekonomia Online se, pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në spital, ku kanë mësuar se incidenti kishte ndodhur në një vendpunishte në lagjen Dardania.

“Njësitet policore kanë dalë në spital, ku kanë marrë informacion se në një vendpunishte në lagjen Dardania në Prizren ishte shembur një pllakë betoni, si pasojë e së cilës të paktën gjashtë punëtorë kishin pësuar lëndime krysisht të lehta”, ka thwnw ai pwr Ekonomia Online.

Sipas informacioneve fillestare, pas trajtimit mjekësor, të gjithë të lënduarit, me përjashtim të njërit, janë liruar nga spitali.

Ndërkohë, Policia dhe ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke mbledhur informacione shtesë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e shembjes së pllakës së betonit.

Të ngajshme

Lajm i mirë nga Roma, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin

Rrezarta Ramaj

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Rrezarta Ramaj

Tifozi bëhet viral: Bëri foto me Dua Lipën pa e ditur se kush ishte ajo!

Rrezarta Ramaj