Telenews

Carrick dhe Fernandes zhvillojnë takim urgjent

Trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, dhe kapiteni Bruno Fernandes kanë zhvilluar një bisedë private për të sqaruar mosmarrëveshjet mes tyre, përpara udhëtimit në Londër për përballjen me Chelsean.

Sipas BBC-së, takimi u mbajt të martën në qendrën stërvitore të klubit, pas tensioneve të krijuara nga kritikat e portugezit ndaj taktikave të trajnerit.

Fernandes mbeti në bankën rezervë gjatë humbjes 3-0 ndaj Bournemouthit, pasi kishte shprehur pakënaqësi pas disfatës 4-1 kundër Comos në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë, drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i japin Carrickut mundësinë për ta kthyer situatën, pavarësisht se Unitedi renditet në vendin e 16-të në Premier League. Kapiteni mund të rikthehet në formacionin titullar në ndeshjen e së shtunës ndaj Chelseat.

Të ngajshme

“Jepni dorëheqje”, protestuesit kërkojnë llogaridhënie para Ministrisë së Drejtësisë

Rrezarta Ramaj

Lajm i mirë nga Roma, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin

Rrezarta Ramaj

Spanja në zi, pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit

Rrezarta Ramaj