Telenews

Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK) kanë raportuar në Policinë e Kosovës kërcënimet dhe kanosjet e vazhdueshme ndaj ish-gazetares dhe aktivistes feministe, Anita Nikaj.

Sipas njoftimit të dy organizatave, Nikaj, së bashku me drejtoreshën ekzekutive të AGK-së, Getoarbë Mulliqi, dhe juristin e këtij asociacioni, Yll Zekaj, është paraqitur sot në Polici për të dorëzuar kallëzim penal lidhur me kërcënimet e pranuara.

AGK dhe RrGGK kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse që rastin ta trajtojnë me seriozitet dhe urgjencë, si dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të personave që qëndrojnë pas këtyre kërcënimeve.

Në reagimin e tyre, të dy organizatat kanë theksuar se linçimi publik, fushatat denigruese dhe kërcënimet nuk duhet të normalizohen.

Të ngajshme

Fruthi në Kosovë, 269 raste të konfirmuara – 27 vetëm gjatë javës së fundit

Rrezarta Ramaj

Vendimet e Gjykatës së Pejës në formë të prerë që ishin dhënë ndaj Albert Sylaj

Rrezarta Ramaj

Vazhdojnë ethet në Ligën e Kampionëve, në program nëntë ndeshje sonte

Rrezarta Ramaj