Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, me të cilin ka diskutuar për partneritetin mes dy vendeve dhe zhvillimet në Kosovë e rajon.
Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka bërë të ditur se gjatë takimit janë trajtuar çështje me rëndësi për Kosovën dhe rajonin, përfshirë edhe rolin e Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore lidhur me procesin e ankesave në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ambasadori britanik ka theksuar rëndësinë e këtij mekanizmi për të garantuar se Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj detyrimeve ekzistuese ndërkombëtare dhe respektimit të sundimit të ligjit.

