Telenews

KAMBERI KONFIRMON SE KA FITUAR EDHE NJË MANDAT NË KUVENDIN E SERBISË

Prijësi i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës Shaip Kamberi, ka arritur të sigurojë edhe një mandat si deputet në Kuvendin e Serbisë.
Këtë e ka konfirmuar vet Kamberi duke thënë se ka arritur të marrë 679 vota.

Kjo pas përfundimit të procesit të votimit në numër 6 në Tërnoc të Bujanocit.
Ai tha se tani i ka 13 mijë e 697 vota.
“Po, kemi marrë 679 vota që janë të mjaftueshëm për një mandat. Tash i kemi gjithsej 13 mijë e 697 vota”, tha Kamberi për Klan Kosovën.

Të ngajshme

Rita ‘shoferja më e re’, kalon testin e vozitjes

Yllka Gashi

Wikipedia korrigjon prezantimin e Hashim Thaçit, largohet cilësimi për krime lufte

Yllka Gashi

“Liria ka emër” në mbështetje të çlirimtarëve shfaqet gjatë përballjes Belgjikë-Francë

Yllka Gashi