Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se kërkesa e sotme në Hagë për dënimin e Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij është thellësisht shqetësuese.
“Haga dhe Çlirimtatët! Drejtësia nuk duhet të shndërrohet në instrument të hesapeve politike apo të përdoret për të njollosur luftën çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai.
Pacolli i bëri thirrje spektrit politik, veçanërisht kryeministrit Albin Kurti, t’i lënë mënjanë dallimet dhe të bashkohehen në mbrojtje të së vërtetës historike.
“I bëj thirrje gjithë spektrit politik, veçanërisht kryeministrit Albin Kurti, t’i lëmë mënjanë dallimet dhe të bashkohemi në mbrojtje të së vërtetës historike, dinjitetit kombëtar dhe sakrificës së atyre që luftuan për lirinë tonë. Kjo çështje prek shtetin dhe të ardhmen tonë. Jam plotësisht i gatshëm të jap kontributin dhe përvojën time, me bindjen se drejtësia duhet të triumfojë”, ka shkruar Pacolli.

