Telenews

Shiroka Pula në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në Bondsteel: Mirënjohje e përhershme për miqësinë dhe mbështetjen amerikane

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, së bashku me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati mori pjesë në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në kampin Bondsteel.

Në fjalën e saj, Shiroka Pula theksoi se Dita e Falënderimeve simbolizon mirënjohjen, solidaritetin dhe vlerat e përbashkëta. Ajo ritheksoi mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në ditët më të vështira të historisë së vendit, në rrugën drejt lirisë dhe në ndërtimin e shtetit.

Presidentja shprehu falënderim të veçantë për gratë dhe burrat e ushtrisë amerikane, të cilët prej afro tri dekadash kontribuojnë në sigurinë dhe paqen e Kosovës, duke shërbyer larg familjeve të tyre.

Ajo theksoi se edhe Kosova i konsideron pjesëtarët e ushtrisë amerikane pjesë të familjes dhe se përkushtimi e sakrifica e tyre kanë krijuar lidhje të veçanta me vendin dhe qytetarët.

Në emër të qytetarëve të Kosovës, Presidentja i falënderoi për shërbimin, përkushtimin dhe sakrificën, duke ritheksuar se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një vend të përhershëm në zemrat e qytetarëve të Kosovës.

Ajo theksoi se Kosova do të vazhdojë ta ruajë dhe ta forcojë këtë miqësi.

 

Të ngajshme

Vedat Muriqi i jashtëzakonshëm, renditet i dyti në një statistikë të UEFA Champions League!

Rrezarta Ramaj

Debati për v*rasjet e pasluftës, Buja: Kujt po i shërben ky debat

Rrezarta Ramaj

Lirohet nga burgu serbi Andrija Drashkoviq, i dyshuar për vrasjen e aktivistit kosovar Enver Hadri në Bruksel

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…