Telenews

SCHOLZ DHE KURTI NESËR NË KONFERENCË TË PËRBASHKËT

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të mbajnë konferencë të përbashkët.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, teksa thotë se konferenca do të nisë në ora 16:00.
Ambasadori Rohde, mes tjerash, bën me dije se kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të takohet ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Nesër kancelari Scholz do të pres kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në takime të ndara në Berlin. Takimi me kryeministrin Kurti do të përcillet me një konferencë të përbashkët për media në orën 16:00”, ka shkruar ambasadori Rohde.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj