Telenews

KURTI SOT PRET NË TAKIM MINISTREN E MBROJTJES FEDERALE TË GJERMANISË

Siç mëson teve1.info, takimi do të zhvillohet nga ora 16:00, në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkurën ishte për vizitë zyrtare në Gjermani, me ftesë të kancelarit, Olaf Scholz.
Në takimin me kancelarin gjerman, Kurti bisedoi për dialogun me Serbinë, invazionin rus në Ukrainë dhe çështje të tjera.
Kurti pas takimit bëri thirrje për liberalizim të vizave, gjë të cilën e kërkoi edhe kancelari gjerman, i cili tha se duhet të ketë lëvizje në këtë drejtim.
Kryeministri Kurti zhvilloi takim edhe me ministren e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Gjatë vizitës në Gjermani, Kurti ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj