Telenews

FC PRISHTINA LËSHON KOMUNIKATË ZYRTARE PËR RASTIN E OTTO JOHN

FC Prishtina ka dalur me komunikatë zyrtare për futbollistin e tyre, Otto John. 
Klubi ka konfirmuar se sulmuesi John, është arrestuar të enjtjen nga Policia e Kosovës.
Megjithatë, klubi kryeqytetas njofton se nuk janë në dijeni për arsyet e arrestimit.
Prishtina njofton se nëse vërtetohet ndonjë aktakuzë ndaj futbollistit, do të merren masa nga klubi.
Njoftimi i plotë i FC Prishtinës:
FC Prishtina njofton opinionin publik se sulmuesi, Otto John, është dërguar të enjten (05.05.2022) në mbajtje nga Policia e Kosovës.
Klubi nuk është në dijeni për arsyet e arrestimit ndërkohë që mësojmë si ai do të lirohet nga paraburgimi gjatë ditës së shtunë (07.05.2022).
FC Prishtina i respekton organet e rendit dhe nëse vërtetohet ndonjë aktakuzë ndaj futbollistit do të marr masa në bazë të rregulloreve të brendshme brenda klubit.

Të ngajshme

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj

Harry Kane prin në votimin për Topin e Artë, lë pas Lamine Yamalin dhe Mbappén –

KushtrimGuraj

Albian Hajdari operohet në të dyja këmbët, pritet rehabilitimi –

KushtrimGuraj