Telenews

BE planifikon 195 miliardë euro për pavarësinë energjetike nga Rusia

Vendeve të Bashkimit Evropian do t’u duhen 195 miliardë euro në pesë vjetët e ardhshëm për të hequr qafe varësinë energjetike nga Rusia, shkruan Financial Times.
Një buxhet i tillë është përfshirë në projektin e tranzicionit të përshpejtuar energjetik të përgatitur nga Komisioni Evropian, duke theksuar se një refuzim i shpejtë i burimeve energjetike ruse është i mundur vetëm përmes një riorientimi drejt energjisë së pastër.
Për ta arritur këtë, vendet evropiane do të duhet të rrisin kursimet e energjisë me 13 për qind deri në vitin 2030 në vend të nëntë për qind të planifikuar, që duhet të arrihet duke rritur eficiencën e energjisë, sipas draft planit të KE-së.
Gjithashtu, parashikohet që në tetë vjetët e ardhshëm Evropa të përdorë në mënyrë aktive hidrogjenin e gjelbër në sasi deri në 20 milionë tonë në vit, pjesa më e madhe e të cilit do të importohet.
Sipas FT, ky dokument do të prezantohet zyrtarisht më 18 maj.
Pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, vendet perëndimore intensifikuan sanksionet kundër Moskës dhe në Evropë po bëhen thirrje gjithnjë e më të zhurmshme për të reduktuar varësinë nga energjia ruse.
BE ka prezantuar tashmë pesë paketa sanksionesh dhe aktualisht po diskutohet edhe e gjashta, e cila do të përfshinte një embargo ndaj naftës ruse.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj