Telenews

Bislimi e Petkoviq në Bruksel, ja cila ujdi pritet të finalizohet…

Sot në Bruksel do të zhvillohen takimet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq do të tentojnë të gjejnë një zgjidhje për targat e automjeteve, energjinë në veri të vendit dhe personat e zhdukur.
Takimin për KosovaPress e kanë konfirmuar nga Bashkimi Evropian dhe zyra e Bislimit.
Njohësit e procesit të dialogut janë optimistë për arritjen e një ujdie mes dy vendeve, pas takimit të javës së kaluar të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Vuçiq në Berlin të Gjermanisë.
Ndërsa zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë për KosovaPress se takimi i radhës i kryenegociatorëve përveç diskutimeve për arritjen e marrëveshjeve ka qëllim edhe përgatitjen e takimit të ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut.
Muajin e kaluar dështoi të arrihet marrëveshja për targat e automjeteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Javën e kaluar, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq zhvilluan një takim në Berlin, ku kreu qeveritar tha se u diskutua për marrëveshjet e mundshme që do të arrihen në takimin e kryengociatorëve.

Të ngajshme

Përmbyllet procesi katërjavor i gërmimeve dhe zhvarrosjes në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë

Yllka Gashi

Turqia kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për Netanyahun

Yllka Gashi

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Yllka Gashi