Telenews

Ndërron jetë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, vendi në 40 ditë zie

Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe është ndarë nga jeta.
Agjencia zyrtare e Emirateve të Bashkuara Arabe WAM njoftoi vdekjen e Al Nahyan-it, duke cituar Ministrinë e Çështjeve Presidenciale, shkruan Anadolu.
“Lajmi se Al Nahyan ndërroi jetë të premten në moshën 74-vjeçare iu njoftua njerëzve të Emirateve të Bashkuara Arabe, vendeve arabe dhe islame dhe mbarë botës”, citohet të ketë thënë ministria.
Siç njoftohet, nga sot në vend është shpallur 40 ditë zie zyrtare dhe flamujt do të ulen në gjysmështizë.
Khalifa bin Zayed, djali i madh i presidentit të parë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed bin Sultan Al Nahyan, mori detyrën pas vdekjes së babait të tij.

Të ngajshme

Përmbyllet procesi katërjavor i gërmimeve dhe zhvarrosjes në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë

Yllka Gashi

Turqia kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për Netanyahun

Yllka Gashi

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Yllka Gashi