Telenews

Drenas: Një pjestar i FSK-së dyshohet se rrahu gruan

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është arrestuar dje në Drenas, i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar bashkëshorten e tij.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, i njëjti ka kanosur edhe zyrtarët policorë, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë.
“Gllogoc 13.05.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar (pjesëtar i FSK-së) nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë ndërsa i dyshuari duke mos i respektuar urdhëratë i ka kanosur zyrtarët policorë, me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të ngajshme

Qeveria në detyrë shqetësohet nga vendimi i Supremes

Donat Hashani

Vendimi i Supremes për arkat fiskale, Koci: Murati reagoi në mënyrën më të keqe të mundshme (VIDEO)

Donat Hashani

Një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit ndaj zjarrit në depon në Lipjan

Donat Hashani