Telenews

Komuna e Shtimes mbetet pa ujë, kjo është arsyeja

Kompania e Ujësjellësit rajonal “Prishtina” të shtunën ka njoftuar se për shkak të dëmtimit të një gypi i cili furnizon rezervuarin të Pishat në Shtimë, ka ca probleme për të furnizuar me ujë të qytetit vendbanimet tjera që furnizohen nga ky rezervuar.
Teksa ata shpresojnë që sa më shpejtë të zgjidhet ky problem.
“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se për shkak të dëmtimit të gypit i cili furnizon Rezervuarin te Pishat kemi probleme serioze për të furnizuar me ujë qytetin e Shtimes dhe vendbanimet tjera që furnizohen me ujë nga ky rezervuar. Ekipet tona të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren dhe shpresojmë që, në afatin sa më të shkurtër të sanojmë defektin dhe të stabilizojmë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët që furnizohen nga ky rrjet”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Përmbyllet procesi katërjavor i gërmimeve dhe zhvarrosjes në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë

Yllka Gashi

Turqia kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për Netanyahun

Yllka Gashi

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Yllka Gashi