Telenews

Charles Michel viziton sot Tiranën

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të vizitojë sot Tiranën. Ai prej ditësh ndodhet në Ballkan në kuadër të një turi ku në fokus janë proceset integruese të vendeve që kërkojnë anëtarësimin në BE.
Ai sot në orën 10:15 do të pritet me një ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama dhe më pas në 11:15 të dy do të dalin në një konference për mediat në kryeministri.
Kreu i qeverisë shqiptare vijon të këmbëngulë se nëse nuk ka një vendim pozitiv për negociatat deri në qershor, Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

Të ngajshme

“Peja nuk hesht” – të premten protestohet për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn

Rrezarta Ramaj

Arrestohet një burrë nga Deçani për dhunë psikike ndaj gruas, i gjendet edhe një armë automatike

Rrezarta Ramaj

Rasti i Liridona Ademajt, Apeli shqyrton sot kërkesën e Naim Murselit për ndryshimin e dënimit

Rrezarta Ramaj