Mbahet ngjarja përmbyllëse e Programit ‘Gratë në Energji’. Merr pjesë Alicia Mandaville, zëvendëspresidente e MCC-së.(Kino “Armata”, ora 09:30).
Mbahet ceremonia për dhënien e shpërblimit shtetëror për boksieren Donjeta Sadikun, fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të boksit në Stamboll. (Kabineti i ministrit Hajrulla Çeku, ora 10:15).
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00).
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, viziton komunën e Junikut, ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Ruzhdi Shehu. (Ora 12:30).
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta vendosin lule te busti i heroit Edmond Hoxha. (Junik, ora 12:50).
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun me Serbinë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 14:00).
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta do të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut. (Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Edmond Hoxha”, Junik, ora 13:00).
Zëvendëspresidentja e MCC-së, Alicia Mandaville, vizitë në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. (Ora 16:00).

