Telenews

Vodhi pajisje të teleferikut në Qendrën e Skijimit, arrestohet 21 vjeçari

Një 21 vjeçar me inicialet V.B është arrestuar në Shtërpcë, pasi ka kryer vjedhje të rëndë të pajisjeve të teleferikut dhe kështu duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale në infrastrukturën e Qendrës e Skijimit në Brezovicë.
Sipas Policisë, pas një pune intensive hetimore të policëve hetues, grumbullimit të informacioneve në terren, policët kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar dhe vendin e ndodhjes së tij dhe rreth orës 12:00, të po të njëjtës ditë, kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet V.B, i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë të pajisjeve të teleferikut dhe kështu duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale në infrastrukturën e Qendrës e Skijimit.
“I dyshuari, është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatë.

Të ngajshme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për grabitje

Rrezarta Ramaj

13 vjeçari aksidentohet në Skënderaj, dërgohet në Spitalin e Mitrovicës për trajtim

Valjeta Turkaj

Supremja shfuqizon tarifën prej 3-eurove për shoqëruesit e pacientëve në QKUK

Valjeta Turkaj