Telenews

“Një bukë po kushton 1 euro” – turistët e parë kosovarë ankohen për çmime astronomike në Durrës

Moti me temperatura të ngrohta ka bërë që në Durrës të nis edhe sezoni i plazhit, më herët sesa zakonisht. Edhe për kosovarët. Nacionale ishte në Durrës në javën e parë të muajit maj, për të parë nëse bregdeti më i vizituar nga kosovarët, ai i Durrësit ishte i gatshëm për të nisur verën e gjatë. Por teksa bizneset hoteliere ishin bërë gati dhe të gjitha dyqanet tjera po ashtu, pushuesit e parë kosovarë në këtë sezonë, që zakonisht vijnë në bregdetin e Durrësit për pushime, kanë vërejtur lëvizje të mëdha të çmimeve atje.

Lufta në Ukrainë ka bërë që të ketë ngritje të çmimeve në gjitha vendet, ndër to edhe në Shqipëri, madje para dy muajsh atjje u mbajtën protesta kundër këtyre çmimeve. Shqipëria e njohur si ndër vendet më të varfra e me çmimet më të larta.
Nacionale, gjatë bisedës me disa pushues kosovar, u interesua sesi po ndikojnë këto çmime në pushimet e tyre.
Një turiste i tha Nacionales se çmimet e banesave, dhomave nuk kan shumë diferencim nga herat e kaluara, por “një bukë kushton 1 euro.
“Koha ka qenë shumë e mirë, çmimet në krahasim me vitin e kalum janë më të shtrenjta gjatë kësaj vere. Me 200 euro pension shumë janë ngritë çmimet edhe sigurisht ngritën ma tepër kur vjen sezona.” shprehet një prej turistëve, pensioniste nga Kosova.
Një tjetër turist, tha se çmimet nëpër restorante gjithashtu janë ngritur. “Në disa vende janë ngritur edhe dyfish”, tha ai.
Gjithashtu edhe çmimet e produkteve nëpër dyqane ushqimore janë rritur.
“Ato i kanë rritur edhe vet shitësit, sepse po dallojnë prej vendit në vend edhe brenda Durrësit. Sa më afër plazhit më shtrenjtë”, tha një prej turisteve.
Një tjetër turist që kishte ardhur nga Shëngjini u shpreh se gjendje e njejtë është edhe në plazhet e afërta sikurse ai i Shëngjinit.
“Edhe atje krejt çmimet nalt e ma nalt. Ja lufta, ja pandemia, arsyetime plot, ama pushimet duhet me i shkurtu”, tha një prej tyre.
Ndikimi i Pandemise e sidomos luftës në Ukrainë pritet ta godasë edhe turizmin në Shqipëri. Drejtuesit e institucioneve turistike atje thonë se megjithatë oferta e Shqipërisë është shumë më e favorshme sesa shumë vende të tjera turistike në Evropë.
 

Të ngajshme

Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak

Blearta

Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

Blearta

Dhjetëra shoferë kapen në shiritin emergjent, 300€ gjobë dhe ndalesë 1 vjeçare

Blearta