Telenews

Kryeministri grek ishte në Shtëpinë e Bardhë, çartet Erdogani: Ai nuk ekziston më për mua

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk ekziston më për të, sepse ai pretendon se gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara u përpoq ta bllokonte shitjen e avionëve ushtarakë F-16 në Turqi, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.
“Ne kemi rënë dakord të mos përfshijmë vende të treta në mosmarrëveshjen tonë. Megjithatë, ai vizitoi Shtetet e Bashkuara javën e kaluar dhe paralajmëroi Kongresin të mos na jepte një F-16”, tha Erdogan në një konferencë shtypi.
“Ai nuk ekziston më për mua. Unë nuk do të pranoj të takohem më me të. Ne do të vazhdojmë me politikanë të nderuar”, shtoi ai.

Të ngajshme

Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak

Blearta

Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

Blearta

Dhjetëra shoferë kapen në shiritin emergjent, 300€ gjobë dhe ndalesë 1 vjeçare

Blearta