Telenews

Kina paralajmëron Shtetet e Bashkuara: Guxoni e hyni në çështjet tona të brendshme

Kina reagoi ndaj deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden se Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë ushtarakisht në rast sulmi ndaj Tajvanit, duke shprehur pakënaqësinë e saj dhe kundërshtimin e fortë ndaj këtyre komenteve.
Nuk do të lejojmë asnjë forcë të jashtme që të ndërhyjë në “çështjet e tona të brendshme”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Wang Webin.

Wang Webin:  Për çështjet që kanë të bëjnë me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës dhe interesat e tjera thelbësore, nuk ka vend për kompromis. I kërkuam palës amerikane të ndjekë parimin “Një Kinë”, dhe të jetë e kujdesshme me fjalët e veprat për çështjen e Tajvanit dhe të mos dërgojë asnjë sinjal të gabuar për pavarësinë pro-Tajvanit apo forcat separatist, në mënyrë që të mos shkaktojë dëme serioze.
Tajvani shtrihet më pak se 177 kilometra nga brigjet e Kinës. Për më shumë se 70 vjet, të dyja palët janë qeverisur veçmas, por kjo nuk e ka penguar Partinë Komuniste në pushtet të Kinës ta pretendojë ishullin si të vetin – pavarësisht se nuk e ka kontrolluar kurrë.
Deklarata e Biden për dërgimin e ushtrisë në rast se sulmohej Tajvani, përfaqëson një zhvendosje nga qasja e “paqartësisë strategjike” të përqafuar prej kohësh për këtë çështje nga presidentët amerikanë.

Të ngajshme

YouTube tani do të numërojë një shikim sapo të fillojë të luhet një video

Yllka Gashi

Vuçiq planifikon t’i ankohet NATO-s, përpiqet ta ndalë hapjen e urës së Ibrit

Yllka Gashi

Kapet autori i vrasjes së francezit në Ksamil, ishte fshehur në bagazhin e një makine

Yllka Gashi