Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, u krye me sukses një lindje e veçantë natyrale.
Në jetë erdhi një bebe me peshë 5050 gramë dhe përmasa 65 cm / 57 cm.
Kjo lindje natyrale u realizua falë përkushtimit dhe kujdesit të vazhdueshëm të mjekëve dr. Vjollca Çitaku e dr. Bajram Drevinja, si dhe ekipit të mamive dhe infermiereve: Nazmije Gruda, Selvete Voca dhe Shengyl Xhaka.
Ky është një rast i veçantë për spitalin tonë dhe një moment i jashtëzakonshëm që dëshmon profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e lartë të ekipit shëndetësor gjatë gjithë procesit.
Urime të përzemërta nënës dhe familjes! Foshnjës i urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë.


